Rita Ora do të moderojë për herë të tretë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”
AA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe kësaj here ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.
Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit.
Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë nikoqire e kësaj ceremonie.
“Jam tejet e lumtur, që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.
“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”, shtoi Rita Ora.
“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”, theksoi mes tjerash.

Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok
Sot, Policia e Kosovës në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23” ka arrestuar nëntë persona në Zubin Potok nën
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia
Shkup, 27 shtator – Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në
Nipi i Fahri e Bahri Fazliut nga protesta
Fahri Fazliu, nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së