Arrestohet reperi Lil Durk, akuzohet se urdhëroi vrasjen e një rivali
Reperi i njohur [fitues Grammy], Lil Durk është arrestuar me dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e një rivali në vitin 2022, si udhëheq i kolektivit rap me bazë në Çikago, “Only the Family”.
Arrestimi ndodhi të enjten pranë një aeroporti ku Lil Durk, emri i vërtetë i të cilit është Durk Devontay Banks, po bëhej gati të largohej nga SHBA-ja, raporton Reuters.