Nuk ruajnë raporte të mira – Princi William përmend publikisht Harryn pas gjashtë vitesh
Princi William kujtoi një moment fëmijërie me vëllanë e tij, Princin Harry, në dokumentarin e tij “Prince William: We Can End Homelessness”.
Në një video të publikuar të shtunën, princi zbuloi se interesimi i tij për punën bamirëse filloi pasi nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana, e çoi atë dhe të vëllanë në The Passage, një organizatë bamirëse britanike që mbështet ata që mund të jenë ose janë tashmë të pastrehë.