Zyrtare: Ruben Amorim, trajner i ri i Mançester Junajtedit
Man. Junajted ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim. Para disa ditësh, klubi nga “Old Trafford” vendosi të shkarkojë nga detyra holandezin Erik ten Hag, pas rezultateve jo të mira.
Megjithatë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë emëruar portugezin Amorim si pasues të Ten Hag. Është vet faqja zyrtare e klubit anglez e cila ka njoftuar marrëveshjen me trajnerin deri në verën e vitit 2027, me opsion zgjatje edhe për një vit.
“Man. Junajted është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ruben Amorimit si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve. Ai do të bashkohet deri në qershor 2027 me një opsion klubi për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit aktual. Ai do t’i bashkohet Manchester United të hënën më 11 nëntor”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Rud van Nistellroj do të vazhdojë të drejtojë ekipit derisa të bashkohet Ruben Amorim.