Milaim Zeka dhe Xheneta Fetahu u përplasën ashpër në prime-in e së shtunës për disa keqkuptime të shumta.
Xheneta në prime-in e mbrëmshëm tha se është ndier e ofenduar në momentin kur është komentuar gjatësia e saj nga disa banorë, derisa potencoi se e kishte kompleks këtë pjesë.
Ishte Milaimi më pas i cili u mundua t’i dalë në mbrojtje për sa i përket kësaj çështjeje.
“Xheneta e di që është e bukur, Xheneta e di që krejt të dashurit i ka pas [të gjatë] dhe nuk vuan nga kompleksi se është e shkurtër, sepse ti e di që je e bukur”, tha ai gjatë edicionit të djeshëm.
Megjithatë, Xheneta iu kap më pas Milaimit duke e pyetur se si ia njeh të kaluarën dhe “ish-partnerët”, duke qenë se dyshja nuk njihen personalisht.
Por, tani, opinionisti i BBVK-së ka publikuar një video të Xhenetës ku kjo e fundit, flet vetë për jetën e saj private, gjatë një debati të ashpër me Gresën.
“S’je ti kategori e tij hiq loqkë. Kqyr kapi frajerat e huaj se ti për frajerat e mi s’ki shanc me ju afru se ata janë koxha P9”, i tha Xheneta asaj.
Videoja nxjerr zbuluar konkurrenten e cila haptas është shprehur për jetën e saj private.
Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po