Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen pas zhurmës në rrjet me këngët e tij
Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë janë aluduar se i dedikohen ish bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Goca dhe gra”, Besi nuk e mohoi që tekstet e tij janë një frymëzim personal që i hedh në rreshta. Ai foli edhe për bashkëpunimin me Eli Malaj për të disatën herë radhazi.