I shpëton shkarkimit, Nuri Sahin merr frymë lirshëm
Pas një jave të vështirë, me disa humbje radhazi, në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe një eliminim nga Kupa e Gjermanisë, skuadra e Borussia e Dortmund më në fund buzëqesh. Në sfidën e fundit në Bundesliga, mundin 2-1 Lajpcigun.
“Djemtë bënë një ndeshje shumë mirë, jo vetëm në nivel luftarak, por edhe në atë futbollistik. Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit në 90 minuta. Fitorja ishte shumë, shumë e rëndësishme për rrugën në të cilën jemi”, tha trajneri Nuri Sahin.
Ky i fundit ka qenë në prag të shkarkimit, por mund të marrë disi frymë lirisht.
“Mënyra se si u sakrifikuan, guximi me të cilin luajtën, ishte shumë e bukur. I kuptoj kritikat, por jo të gjitha janë të drejta karshi meje dhe skuadrës. E kuptoj gjithçka rreth futbollit, por kemi bërë edhe ndeshje të mira. Kur firmosa kontratën këtu, e dija se do të isha në qendër të vëmendjes. Tani të vijojmë kështu edhe pse nuk kemi shumë kohë të përgatitemi për sfidën e radhës”, tha Sahin.