Përmban skena intime homoseksuale/ Ndalohet në Turqi filmi i ri i yllit të Hollywood-it
AA
Filmi “Queer” me protagonist Daniel Craig është ndaluar në Turqi.
Autoritetet lokale deklaruan se filmi nuk mund të shfaqej për arsye sigurie.
Më pas, platforma e transmetimit Mubi vendosi të anulojë Mubi Fest Istanbul 2024. Mubi gjithashtu pretendon se autoritetet turke u thanë atyre vetëm pak orë para shfaqjes së planifikuar se “Queer” u ndalua me vendim të Bashkisë Kadikoy.
Në vendim thuhej se filmi ishte i ndaluar për shkak të përmbajtjes provokuese që mund të kërcënonte qetësinë publike dhe ndalimi ishte bërë për arsye sigurie.
Nga Mubi, ndër të tjera kanë thënë:
“Ne besojmë se ky ndalim është një kufizim i drejtpërdrejtë i artit dhe lirisë së shprehjes. Festivalet festojnë artin, diversitetin kulturor dhe komunitetin, duke bashkuar njerëzit. Ky ndalim nuk synon vetëm një film, ai minon qëllimin e festivalit”.
Megjithëse homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan më parë i etiketoi anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si “devijanë” dhe ndaloi paradat e krenarisë.
Filmi “Queer” u drejtua nga Luca Guadagnino. Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.
Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey dhe David Lowery.
Granit Osmani: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së,
Ish luftëtari i UÇK-së, Granit Osmani, ka reaguar lidhur me protestën për krerët e UÇK-së, duke theksuar se qëndrimi i
‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit
Liria ka Emër, ka njoftuar se edhe në Frankfurt e Hanover, janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve
– Nesër, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve