Taylor Swift thyen rekord sërish me nominime në Grammy Awards 2025
AA
Taylor Swift ka vendosur një rekord të ri.
Përpara shpalljes së nominimeve për çmimet “Grammy 2025”, Akademia konfirmoi në një deklaratë se këngëtarja 35-vjeçare vendosi një rekord duke u bërë muzikantja e parë që merr shtatë nominime në kategorinë e ‘albumit të vitit’.
Taylor ka gjithsej 58 nominime në karrierën e saj, me 14 çmime të fituara.
Përveç kësaj, ylli u nominua për ‘albumin e vitit’ me “Red” në 2014 dhe “Evermore” në 2022, por asnjëri prej albumeve nuk fitoi çmimin prestigjioz.
Sëift nominohet në këtë kategori për të katërtin vit radhazi, për albumin “The Tortured Poets Department”. Me këtë nominim, ajo theu rekordin e saj të mëparshëm, e lidhur me këngëtaren Barbra Streisand, e cila kishte gjashtë nominime për ‘albumin e vitit’.
Përveç albumit të vitit, u nominua edhe në kategoritë për ‘videoklipin më të mirë’, ‘videoklipin e vitit’ dhe ‘këngën e vitit’ për “Fortnight” me Post Malone, si dhe për ‘performancën më të mirë’ të dyshes/grupit pop për bashkëpunimin me Gracie Abrams dhe për ‘albumin më të mirë’ me “The Tortured Poets Department”.
Për ‘albumin e vitit’ 2025 u nominuan edhe albumet e këngëtares Beyonce, Sabrina Carpenter, Jacob Collier, Billie Eilish dhe Chappell Roan.
Qeveria e ulë TVSH-në, nafta do të lirohet
Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe
Reshitaj: VV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare,
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit është i njëjtë,