Regjisori Mevlan Shanaj tregon pengun e jetës: Një nga budallallëqet më të mëdha që kam bërë ishte…
Në një intervistë me Edi Manushin në “E Diell”, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj foli për rolet e ndryshme në filma, dashurinë me Natasha Lakon dhe librin e tij të fundit që tregon kujtimet e disa dekadave kinematografi.
Ai tregoi sesi punoi si ndihmës mjek në Patos pasi kreu studimet, e më pas bëri kalimin në vitin 1965 për në botën eë artit, aty ku shkëlqeu si aktor i dhjetrave filmave, regjisor dhe producent.
“Bëra 4 vjet shkollë mjekësore, ku është sot Medreseja. Quhej politeknikumi mjekësor unë isha për ndihmës mjek. Mbarova ndihmës mjekë dhe vatja në spitalin e Patosit si ndihmës mjek për dy vjet. Në 65’ ndodhi kalimi, u bë sebep ‘tralalaja’ ime. U marrosa mbas Aleksandër Mojsitut.
U ngulit mendja e një 20-vjeçari, do vete të konkurroj për aktor. Konkurrova dhe fitova. Shkoj në Fier dhe më thonë ti je i planifikuar për mjekësi, ik o djalë. Unë insistova. Shkova në Tiranë takova zv.ministren në atë kohë të Shëndetësisë. Vera Pojani, atë ditë me mua ishte mirë se kështu ishte autoritare.
Tregoi zemërgjerësi dhe thirri një punonjës i tha ky djali do të ikë nga mjekësia. Një nga budallëqet më të mëdha që kam bërë. Do isha mjek, do kisha bërë dhe atë profesion. Të jesh mjek të shërosh njerëzit dhe të jesh në art, unë jam në sprovë, konkurroj kudo në çdo film dhe tani vonë si regjisor. Është profesion i torturës”-tregoi regjisori.