Zlatan Ibrahimoviç shkon në Angli, kërkon mbrojtësin e “Djajve të Kuq”
Pas një fillimi të sezonit pozitiv, Strahinja Pavloviç ka shënuar rënie shqetësuese në rendiment. Disa gabime, por në shumicën e rasteve vendimtare. Ky është sinjal shqetësues për mbrojtjen e Milanit që po ka shumë probleme e për më tepër ka edhe një Fikajo Tomori jo në ditët më të mira. Për këtë arsye, nga Anglia vijnë zëra për një interes konkret për Viktor Lindelofin. Me këtë operacion do të merrje Ibra që e njeh mirë bashkëkombësin me të cilin kanë luajtur edhe në kombëtare.
Kontrata e 30-vjeçarit me ‘Djajtë e Kuq’ klubin anglez, në fakt, skadon më 30 qershor 2025, por klubi i tij mund ta lirojë gjatë merkatos së janarit pasi nuk është zgjedhja e parë, siç e dëshmojnë 293 minuta në 7 ndeshje mes kampionatit,Ligës Europa dhe Kupës së Anglisë.
Duhet thënë se me Lindelofin do të plotësohej një repart që në këtë fillim sezoni ka pasur shpesh të bëjë me mungesat pasi përveç Pavloviçit, tre të tjerët (Gabia, Tomori dhe Çau) kanë humbur të paktën nga dy ndeshje për arsye dëmtimesh.