Formacioni ndaj Çekisë, Silvinjo nuk ndryshon recetën fituese
Mediat në Shqipëri zbulojnë formacionin e përafërt të Shqipërisë kundër Çekisë. Natyrisht se formacioni fitues vështirë se ndërrohet. Me këtë postulat mendohet të shkojë edhe Silvinjo në ndeshjen e parë me Çekinë në Tiranë. Trajneri na ka treguar se rotacionet e mëdha nuk i ka qejf fort, pavarësisht se në stol ka lojtarë si Muçi, Uzuni, Hoxha që kanë bërë mjaft mirë.
Megjithatë, duke mbetur te titullarët, në portë pritet ta nisë Strakosha. Në mbrojtje Ivan Balliu dhe qendra me Ardian Ismajlin dhe Arlind Ajetin. Dyshime nuk ka aspak në krahun e majtë ku do të vendoset Mario Mitaj.
Mesfusha tashmë ka krijuar stabilitet me treshen: Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërkohë si gjithmonë në krahun e djathtë të sulmit do të jetë Jasir Asani dhe në anën tjetër, Nedim Bajrami. Me pezullimin e Dakut në takimin e parë, Indrit Tuci pritet që ta nisë nga minuta e parë.