Me fanellën e Kroacisë ishte përball Mesit, tani kohën e lirë e kalon duke sharruar dru
Futbollisti i njohur kroat, Anas Sharbin, ka befasuar të gjithë me fotot e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke sharruar dru. 37-vjeçari tani luan te skuadra e NK Rjeçina shumë nivele më poshtë në futbollin kroat.
Kohën e lirë, ish-lojtari i Hajduk Splititit e kalon duke sharraur dru dhe kjo është bërë virale në rrjetet sociale.
Sidomos kur e kujtojnë kohën kur Anas Sharbini kishte luajtur kundër Lionel Messit me fanellën e kombëtares së Kroacisë. Vlera e futbollistit dikur ishte 4 milionë euro, kurse tani është afër pensionimit.
Ai ka luajtur edhe për skuadra të tjera të njohura, si Al-Ittihadi, Grobniçan dhe Rijeka. /Indeksonline/