“S’kam presion, por motiv shtesë që luajë në Air Albania të plotësuar deri në fund”
Indrit Tuci ka dalë në konferencën për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Çekinë.
“Nuk kam presion, por me qejf pasi është hera ime e parë që do të luaj në Air Albania dhe do të jetë sold-out. E marr më shumë si tip motivimi dhe jo presioni, unë jam gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën. I njoh mirë çekët, se kanë një stil loje me topa të gjatë dhe fizikisht të fortë. Duhet ti mbulojmë sa më mirë dhe ti neutralizojmë, dhe të kënaqim tifozët.
Besoj që jam gati se kam bërë gjithë kontrollet, më kanë dalë me sukses, këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka. S’mund të them që janë pak 3 gola në 4 ndeshje, ne kemi 6 pikë aq sa kanë dy skuadra të tjera, ne të gjithë duam të shënojmë gol por do tja dalim me sukses se po stërvitemi mjaft mirë.
Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën, këtu është ndryshe se me klubin. Aq sa do futesh në futesh duhet të japësh maksimumin. Unë luaj me qendërmbrojtësin e Çekisë, por u dëmtua dhe më vjen mirë që sdo të luajë kundër nesh. Çdo ditë e mendoj golin dhe si mund ta shënosh, por dua të ndihmoj ekipin. Shpresoj shumë që të shënoj edhe golin. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo dikush tjetër, edhe Ramadani po të shënonte do të isha dyfish i lumtur”, tha Tuci.