Maqedonia sonte do të sfidojë Letoninë pa Visar Musliun
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet me Letoninë në ndeshjen e xhiros së 5-të të Ligës C në Ligën e Kombeve. Ditë më parë përfaqësuesja e vendit tonë ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në arenën “Todor Proeski”, ku u aktivizuan të gjithë futbollistët, përpos mbrojtësit Visar Musliut. Ky i fundit nuk arriti që të rikuperohet me kohë për këtë përballje. Lajmet e fundit thonë se Visar Musliu do të jetë edhe 10 ditë jashtë terrenit, për tu kthyer në procesin stërvitor.
Kapiteni Enis Bardhi tejkaloi vështirësi që i kishte me kollin dhe zhvilloi stërvitjen me force të plotë. Në listën e përzgjedhësit Milevski janë edhe pesë futbollist tjerë shqiptarë si Behar Fetai, Sefer Emini, Lirim Qamili, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski.
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20:45.