Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shkatërrohet “foleja” e prostitucionit në mes të Tiranës, disa vajza ishin…
Shqipëri

Shkatërrohet “foleja” e prostitucionit në mes të Tiranës, disa vajza ishin…

November 15, 2024

AA

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të muajit gusht të këtij viti, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Red Light 3”.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeçe, Zh. Y., 30 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/a, 114 dhe 115 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, 5 shtetase kineze, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të procedimit, ka rezultuar se shtetasit A. W. dhe Zh. Y., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sjellë në Shqipëri, 5 shtetase të huaja, të cilave iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Pasi këto shtetase kanë arritur në vendin tonë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion, në ambiente (apartamente) të marra me qira.

Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i reklamonin në faqe online, shtetaset që i shfrytëzonin për prostitucion, gjenin klientët, i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 euro, i dërgonin klientët në apartament.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për

November 14, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

November 14, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15485
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954

Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta

VMRO-DPMNE reagoi me një komunikatë të re ndaj akuzave të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin

Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.