Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë
Sport

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

November 16, 2024

AA

Dueli mes Rumanisë dhe Kosovën u ndërpre pasi futbollistët dardanë nuk u kthyen më nga dhomat e zhveshjes. UEFA ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë, por pas këtyre ngjarjeve kanë reaguar edhe mediat kryesore ndërkombëtar. Pas më shumë se një ore pritje, në të cilën kosovarët nuk mundën të binden të kthehen për të përfunduar ndeshjen, arbitri Morten Krogh doli në fushë ku ndodheshin futbollistët rumunë për të dhënë vendimin përfundimtar.

Deri te vendimi për mos vazhdimin e ndeshjes, futbollistët dhe stafi kosovarë erdhën pasi gjatë gjithë ndeshjes pati thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është Serbi”. Ndërprerja e ndeshjes ka bërë jehonë të madhe dhe solli  reagimet në mediat kryesore evropiane si Gazzetta dello Sport, Marca dhe L’Equipe, të cilat njëzëri raportojnë se ndërprerja erdhi shkaku i thirrjeve nga tifozët rumunë.

Gazzetta dello Sport (Itali)

“Kaos në Rumani” – “Tifozët brohorasin pro Serbisë dhe largimit të Kosovës nga fusha. Ajo që ndodhi në minutat e fundit të kësaj ndeshje është e bujshm. Klipet që qarkullojnë në internet tregojnë klipe me thirrje pro Serbisë. Prandaj erdhi vendimi i lojtarëve kosovarë për të shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi pati edhe një konflikt në fushë me kundërshtarët”, shkruan gazeta italiane.

Marca (Spanjë)

“Kosova largohet nga fusha pasi tifozët e Rumanisë thërrasin “Serbi, Serbi!”. Futbolli bie sërish në sy për arsye të tjera përveç sportit”.

“Pas një konflikti mes Denis Alibecit dhe Amir Rrahmanit, tifozët vendas kanë filluar të thërrasin “Serbi, Serbi, Serbi”, kjo është arsyeja pse lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe loja u ndërpre”, shkruan gazeta spanjolle.

L’Equipe (Francë)

“Rumani – Kosovë, e ndërprerë për shkak të thirrjeve raciste nga publiku. Në kohën shtesë, pas një sherri mes Alibecit dhe Rrahmanit, Edon Zhegrova dhe kolegët e tyre shkuan të zemëruar në dhomat e zhveshjes, duke denoncuar thirrjet raciste nga një pjesë e stadiumit të Rumanisë”, shkruan gazeta franceze.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për

November 14, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

November 14, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15485
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954

Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta

VMRO-DPMNE reagoi me një komunikatë të re ndaj akuzave të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin

Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.