
Depresion post lindje, Adelina Tahiri: Ndoshta tingëlloj egoiste, nuk isha e lumtur
AA
Këngëtarja Adelina Tahiri, rrallë herë është parë të shfaqet nëpër intervista dhe të rrëfehet rreth jetës së saj profesionale por dhe asaj private. Siç e dimë ajo është nënë e një djali dhe në një intervistë të zhvilluar me Orinda Hutën, Adelina ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar pas lindjes së djalit, Jon.
Këngëtarja është rrëfyer se ka shtuar 30 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit ka kaluar në depresion dhe se nuk ishte e lumtur me peshën që trupi i saj kishte.
“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush. O zot çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pash, o zot, thash unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura!
Unë rash në depresion! Unë kur e pash veten në atë lloj gjendje mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha unë ashtu humba edhe qumështin.
Unë jam mësuar të jem gjithmonë në super forma. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare, vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste por nuk isha e lumtur!”
Bardhyl Mahmuti: Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Në seancën e paradites të datës 16 shtator 2025, gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtjes, z. James
Mickoski: Ekzistojnë qendra pushteti që po përpiqen të
Janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se qëndrojnë pas zjarreve. Fatkeqësisht, ka qendra të
Shqipëria hap zyrtarisht katër kapituj të rinj negociatash
Shqipëria sot ka bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në BE-së. Në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë ka hapur edhe katër