Punëtoret teknike të Kuvendit në protestë, Azemi: Greva vazhdon, zgjidhje presim deri pasnesër
Punëtoret teknike të Kuvendit, janë duke mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie për vendimin e marrë, ditën e premte, për mos lejimin e grevisteve në ndërtesë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mbajtur takim strukturat e Kuvendit lidhur me grevën, dhe sipas tij, Kuvendi u jep të drejtë grevisteve.
Ai ka shtuar se grevistët do të qëndrojnë jashtë ndërtesës deri ditën e mërkurë.
“Kuvendi mendon se ne kemi të drejtë, baza ligjore është në anën tonë. Ka disa kaprica të brendshme që ne duhet t’i tejkalojmë. Por, Kuvendi u jep të drejtë këtyre punëtorëve, normal që kemi telashe, greva vazhdon, zgjidhjen e kemi. Zgjidhje presim deri pasnesër, nëse kompania garanton të kthyejë të gjithë dhe garanton që duhet të paguaj kompensimin e njerëzve që kanë ndenjur jashtë dhe punëtorëve që i kemi në shtëpi dhe janë lënduar gjatë kohës së punës, nëse garanton për këto ,ne do të kthehemi”, ka thënë Azemi.