
“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit…Është budalla
AA
Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.
E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:
“Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.” Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: “Aspak?!” Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”
Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.
“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo. Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.
Bujar Osmani: Asnjëherë më parë nuk kemi qenë
Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar aktivitet me banorët në këshillin vendor “Faik Konica” në
Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti
Shkruan: Kimete Berisha Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja! – James Rubin, në dëshminë e tij,
Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor
Nga Arsim Sinani Nga viti 1968 e deri në vitin 2025, kur kaloi në amshim, Axha Irfan Vlashi ka punuar,