Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
AA
Ish-anëtarja e grupit të njohur “Danity Kane” Dawn Richard ka akuzuar reperin Sean Diddy Combs për kërcënime dhe abuzime serioze që zgjatën për një vit.
Sipas pretendimeve të saj, Diddy e kërcënoi atë me vdekje dhe e detyroi të punonte në kushte çnjerëzore, duke përfshirë abuzimin seksual.
Avokatja e Dawn, Lisa Bloom, i bëri këto akuza në një intervistë për BBC, duke detajuar situatën në të cilën këngëtarja u detyrua të duronte dhunën dhe abuzimin.
“Diddy shpesh e prekte Dawn kundër dëshirës së saj. Në disa raste, ai e ndalonte atë të hante dhe të flinte, dhe kjo sjellje vazhdoi për vite me radhë”, tha Bloom.
Këngëtarja zbuloi gjithashtu se u përpoq të ndihmonte bashkëlojtaren Cassie Ventura duke e kërkuar që të largohej nga Diddy. Mirëpo, sa herë Combs merrte vesh për tentativat e saj, zemërimi i tij ishte jashtëzakonisht i fortë dhe nuk munguan kërcënimet për dhunë fizike. Dawn pretendon se Diddy i tha asaj se “do të merrte pasojat” dhe paralajmëroi se “njerëzit zhduken lehtësisht”.
“Klientja ime Dawn Richard pretendon se ajo u përpoq të ndihmonte Cassie Venturën, por Diddy e kërcënoi gjithashtu, duke thënë se do të përballej me dhunë fizike nëse do të vazhdonte ta bënte këtë”, tha avokati i Bloom.
Megjithatë, avokatja e Diddy-t, Erica Wolff, i mohoi akuzat, duke i quajtur ato “të rreme” dhe duke pretenduar se këngëtarja e sajoi të gjithë historinë për të marrë para.
“Diddy është i shokuar dhe i zhgënjyer nga kjo padi. Ai i qëndron të vërtetës së tij dhe pret mundësinë për ta provuar në gjykatë”, tha avokati i reperit për revistën People.
Kjo padi dhe akuza kanë sjellë shumë vëmendje dhe procesi gjyqësor që vijon duhet të japë përgjigje për këto pretendime të rënda.
Kujtojmë se P Diddy u arrestua më 17 shtator në New York, dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ku do të qëndrojë deri në fillimin e gjyqit, i cili është caktuar për 5 maj 2025. Ai përballet me më shumë se 120 akuza për abuzim seksual, përdorim të drogës dhe trafikim njerëzor.
Granit Osmani: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së,
Ish luftëtari i UÇK-së, Granit Osmani, ka reaguar lidhur me protestën për krerët e UÇK-së, duke theksuar se qëndrimi i
‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit
Liria ka Emër, ka njoftuar se edhe në Frankfurt e Hanover, janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve
– Nesër, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve