
Vrasja e 14 vjeçarit, gazetari zbërthen detajet e bujshme: Oficeri në procesverbal ka cituar dy autorë
Gazetari Trashëgim Sokolaj tha në një studio televizive se oficeri i policisë në procesverbalin e ngjarjes ka shënuar dy persona si autorë të dyshuar.
“Ka një fakt të ri. Më thonë nga grupi hetimor që oficeri që ka mbajtur procesverbalin e vendit të ngjarjes ka shënuar aty edhe emrin e një autori të dytë. E kam edhe emrin. Fillon me germën K, dhe e ka shënuar në procesvberbal, emrin e personit të arrestuar dhe të një bashkëmoshatari tjetër”, u shpreh ai.