Portali Shprehja
Portali Shprehja
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
 Tragjike/ Babai nga Maqedonia vrau djalin e tij 10-vjeçar në Suedi!
Maqedoni

Tragjike/ Babai nga Maqedonia vrau djalin e tij 10-vjeçar në Suedi!

12 Janar, 2024

AA

Nga MPJ kanë thënë për “Focus” se kanë kontaktuar institucionet kompetente dhe Ambasadën tonë në Suedi, nga ku presin reagime lidhur me rastin, percjelle Monitor.mk

Mediat në Suedi këto ditë po raportojnë për tragjedinë e ndodhur më 8 janar në një apartament në zonën e Rosenlund. Siç raportohet, një baba ka tentuar të vrasë djalin e tij 10-vjeçar në banesën e familjes dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Burri ishte i vetëm në shtëpi me fëmijën e tij dhe po kujdesej për të, kur kreu krimin. Më pas, sipas raportimeve të shumta të mediave suedeze, ai i tha policisë se për një kohë të gjatë kishte menduar të vriste djalin e tij.

Lajmi për ngjarjen është publikuar edhe në buletinin e policisë së Suedisë

– Policia u thirr në zonën e Rosenlund në orën 10:55 me informacion për një person të plagosur shumë rëndë në një apartament. Kur patrullat e policisë kanë mbërritur në banesë, kanë gjetur një djalë të mitur me plagë në rrezik për jetën dhe një burrë të rritur.

Djali u transportua me helikopter në spital, ndërkohë që i jepej mbështetje jetësore, por jeta e tij nuk mund të shpëtohej.

Burri që ndodhej në banesë është arrestuar dhe i dyshuar për krimin dhe është kryer hetimi. Masat e tjera vijojnë në kuadër të hetimit penal. Sipas vendimit të prokurorit, burri ndodhet në mbajtje – thuhet në buletinin e policisë.

Këto ditë në rrjetet sociale në vendin tonë ka reagime të personave që e njihnin familjen, e që pohojnë se janë persona nga Koçani që kanë jetuar dhe punuar në Suedi.

[adrotate banner="4"]
Previous post
Next post
Të fundit
Sport

Arabia Saudite pritet ta zgjasë marrëveshjen për Superkupën e Spanjës

12 Janar, 2025
Shqipëri

Tentoi të vidhte një kompleks në Vlorë, mobilizon mbi 20

12 Janar, 2025
Kuriozitete

Si stuhia e borës i ndihmoi dy panda të kuqe

12 Janar, 2025
Kosovë

E dhimbshme/ Vdes në moshë të re i riu nga

12 Janar, 2025
Showbiz

The Weeknd zbulon periudhën e vështirë dhe mundësinë e ndryshimit

12 Janar, 2025
  • Kosovë 1318
  • Kuriozitete 570
  • Maqedoni 1988
  • Shëndetsi 469
  • Showbiz 1988
  • Shqipëri 1591
  • Sport 5129
Të ngjajshme Për ju
Sport

Arabia Saudite pritet ta zgjasë marrëveshjen për Superkupën

Në vitin 2020, Superkupa e Spanjës u zhvendos në Arabinë Saudite pas një marrëveshjeje mes Federatës Spanjolle të Futbollit dhe

Shqipëri

Tentoi të vidhte një kompleks në Vlorë, mobilizon

Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe Fnsh. Një roje i një objekti i cili

Kuriozitete

Si stuhia e borës i ndihmoi dy panda

Një kopsht zoologjik në Zvicër tha se stuhitë e dimrit lejuan dy panda të kuqe të iknin nga rrethimi i

Copyright © 2025 Qoxag. All Right Reserved.