Shifra alarmante? Avokatja zbulon numrin e divorceve gjatë vitit 2024!
Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Ditën e djeshme në ‘Trotuar’ është folur rreth marrëdhënieve në çift, ndarjet dhe shkaktarët e saj. E ftuar ka qenë avokatja Jona Koleci, e cila ka treguar numrin e divorceve në rrethin e Tiranës dhe ka treguar se shifrat nuk janë shumë ndryshe nga vitet e kaluara.
Jona Koleci: Nga ana statistikore në Gjykatën Civile të rrethit të Tiranës, numri varion në 1700 e pak në 2024, ende nuk ka përfunduar viti, gjithsesi dhe në vitet e mëparshme i njëjti numër ka qenë
Nevina: A quhet shifër alarmante?
Jona Koleci: Jo sepse edhe në 2019 ka qenë 1400 e pak dhe s’më duket ndonjë ndryshim i madh