Debutuesit kryesojnë Euroligën, disfatë për Realin e Barcelonën
Skuadra franceze e Paris Basketboll, që këtë sezon debuton në Euroligë, vijon të befasojë me lojërat e saj, duke udhëhequr renditjen pas raundit të 13-të. Në sfidën e fundit ata fituan 93-81 naj Makabi Tel Aviv, duke korrur suksesin e 10-të.
Në vendin e dytë, me nga 9 fitore secila, janë ekipet e Olympiackos e Fenerbahcçe. Skuadra greke fitoi 89-80 ndaj Monakos, ndërsa turqit u mundën 88-76 në fushën e Baskonia Gasteiz.
Ditë e keqe për skuadrat spanjolle: Real Madrid u mund 80-78 nga Villerban, ndërsa Barcelona u ndal në sekondat e fundit 90-89 nga grekët e Panatinaikosi, që janë kampionët në fuqi në Euroligë.
Euroliga – Raundi i 13-të
Anadolu Efes – Bajern Munih, 101-90
Vilerban – Real Madrid, 80-78
Makabi Tel Aviv – Paris Basketall, 81-93
Panatinaikos – Barcelona, 90-89
Partizan Beograd – Zhalgiris Kaunas, 84-78
Baskonia Gasteiz – Fenerbahçe, 88-76
Monako – Olimpiakos, 80-89
Armani Milano – Crvena Zvezda, 101-86
Virtus Bolonja – Alba Berlin, 88-90