Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ana e Big Brother reagon ashpër pas komenteve negative e ofendimeve në rrjete sociale: Do të vazhdojë të luftojë deri në fund
Showbiz

Ana e Big Brother reagon ashpër pas komenteve negative e ofendimeve në rrjete sociale: Do të vazhdojë të luftojë deri në fund

December 5, 2024

AA

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, është vetëm 19-vjeçe, ndonëse në këtë format u komentua tejet shumë gjatë kohës që ishte brenda.

Ajo tani jashtë po përballet me komente nga më të ndryshmet, për lojën dhe veprimet për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend.

Ana me këtë rast ka vendosur të bëjë një reagim të gjatë, duke sqaruar gjithçka në detaje.


Foto: Screenshot/Instagram
E njëjta theksoi se nuk do t’i marrë më parasysh këto dhe se do të vazhdojë të ecë përpara.

Reagimi i plotë:

“Përshëndetje njerëz, e ndjeva të arsyeshme me nda me ju diçka që po më shqetëson dhe jo pak:

Reagimet e fuqishme kundër meje dhe veprimeve të mia.

Fillimisht desha të nis me një fakt që me sa duket askush nuk po i kushton rëndësi e po hidhet direkt drejt sulmeve të njëpasnjëshme.

Rrugëtimi im në BBVK ka qenë diçka krejtësisht e re për mua e cila e ka tjetërsuar kahjen e jetës time.

Unë si një vajzë e re vendosa me u ballafaqu për herën e parë me botën e televizionit, duke dalë pa asnjë mbulesë, pa asnjë dinakëri e ndoshta edhe pa përgatitjen e duhur e të mjaftueshme përballë gjithë një publiku i cili në çdo hap timin ka pasur pritshmëri të mëdha.

Unë si Ana u përpoqa fort për me bo zgjedhjen e duhur edhe pse me shumë ankth, siklet, frikë nga dështimi e paragjykimet.

U përpoqa me tregu anën time të butë, komike, femërore, karakterin tim falës dhe e hapa veten drejt një horizonti që nuk ia shihja fundin.

Pa marrë parasysh vendimet e mia, çka unë fola e veprova, prapë paragjykimet, kritikat dhe nënvlerësimet ndaj meje nuk janë kursyer dhe nuk po kursehen.

Kështu që vendosa pa as edhe një mëdyshje me bo atë që unë e cilësova si të duhur duke vendosur me i hedh mbrapa krahëve të gjitha pakënaqësitë që njerëzit e mbushur vrer po i gjuajnë lart e poshtë.
Unë në atë formë zgjodha me rujt dinjitetin si femër, me u kujdes për mirëqenien e familjes time dhe mbi të gjitha me selektu bukur e saktë çka unë shfaqi në një program që shikohet nga miliona shikues dhe për këtë unë nuk jam penduar aspak.

Secili hap që e mora në fund më ka dërgyar aty ku unë i përkas dhe më ka dhuruar atë që më përket: dashurinë në formën më të pastër.

Pa kurrfarë heizimi kam me vazhdu deri në fund me luftu për atë çka më bën të lumtur dhe krenare. Falënderuese me zemrën plot për të gjithë ata që më mbështesin, e sa i përket ofendimeve aq të hidhura që kam marrë kam veç një replikë; Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.



Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për

November 14, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

November 14, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15485
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954

Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta

VMRO-DPMNE reagoi me një komunikatë të re ndaj akuzave të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin

Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.