Nicole Kidman ende e pasionuar me aktrimin
Aktorja, Nicole Kidman, ka thënë se është ende shumë e pasionuar me aktrimin dhe se e do punën e saj më shumë se kurrë.
57-vjeçarja ka arritur sukses të madh gjatë karrierës së saj dhe vazhdon të jetë e angazhuar me po të njëjtën pasion për aktrimin.
“Jam ende shumë, shumë e pasionuar për atë që bëj. E dua aktrimin dhe e dua të qenit me njerëz që janë kaq frymëzues. Dhe një skenar i shkëlqyer është një skenar i shkëlqyer”, ka thënë ajo në një intervistë për E News.
Pavarësisht moshës, famës dhe suksesit, Kidman është ende e gatshme të mbajë një orar të plotë me angazhime për pune.
Ajo ka theksuar se është ende “jashtëzakonisht mirënjohëse” për mundësitë që i vijnë.
“Nuk mendoj se puna të shteron. Më shumë të bën të qëndrosh në një vend e të jesh mirënjohëse për mundësitë për të punuar me njerëz që i do”, ka thënë ajo.
Kidman më herët pati pranuar gjithashtu se është e gatshme të marrë përsipër “rreziqe” në karrierën e saj.
“Ndoshta nuk e mendoj kështu. Thjesht shkoj dhe them ‘kjo është rruga që po ndjek dhe çfarëdo që ndodh, le të ndodh’. Nëse shihet si rrezik, unë do ta marr përsipër”, pati thënë ajo për Vanity Fair.
Pavarësisht entuziazmit për karrierën, Kidman e pati pranuar se puna në Hollywood ndonjëherë mund të jetë përvojë “e luhatshme”.
“Mendoj se kjo është natyra e asaj me të cilën po përballohemi tash. Gjërat po bëhen më të vogla sa i përket produksioneve të shfaqjeve dhe filmave. E ndjej këtë. Jam e sigurt që shumica e njerëzve në industri e ndjejnë këtë”, pati thënë ajo.
Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen
Masa ajrore mjaft të freskëta të shoqëruara nga fronti i ftohtë ajror do të depërtojnë gjatë natës në Kosovë dhe
Lushtaku: ‘Tërmet i madh politik’ do të ndodhë
Mërgim Lushtaku duke folur në emisionin GAZETA në Kanal 10, për marshin e nesërm për liri, ka theksuar se krerët
Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas
Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus”, tha se në çdo proces penal aktakuza nënkupton përmbylljen e hetimit dhe krijimin e