Shkurte Fejza: Djali im iu bashkua politikës që të kontribuojë për Kosovën
Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.
Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.
“Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Fejza.
VLEN: Bixhozi largohet nga afërsia e shkollave, mbrohen
VLEN ka bërë të ditur se me miratimin e Ligjit të ri për lojërat e fatit, kazinotë dhe objektet e
Haziri: Mosftesa në Samitin e NATO-s është pasojë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara,
Komuna e Istogut merr një vendim për sezonin
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për t’u