Gold Ag në Hagë takohet me Rexhep Selimin: Të fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari
Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold Ag, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar për në Hagë.
Gjatë vizitës së tij, Gold Ag ka realizuar një takim emocional me Rexhep Selimin, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahet në Dhomat e Specializuara. Në postimin e tij, këngëtari e ka quajtur Selimin “vëlla të zemrës” dhe ka ndarë një mesazh të fuqishëm.
“Takim me vëllaun e zemrës Rexhep Selimin. T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari. U pafshim n’Kosovën e lirë”, ka shkruar Gold Ag në Instagram, duke emocionuar ndjekësit e tij.
Ky veprim i artistit, i cili njihet për qëndrimet e tij patriotike dhe përkrahjen ndaj vlerave të luftës për çlirim, ka ngjallur reagime pozitive nga fansat dhe opinioni publik.
Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili
Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të
Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë
Si u shit “Revolucioni Laraman”?!
Shkruan: Naser PAJAZITI E mbani mend “Revolucionin Laraman” të vitit 2016 në Maqedoninë e Veriut. Ishte një model revolte dhe