Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Çështja Xhaçka/ Felaj: ‘Venecia’ konfirmoi qëndrimin e PS, Kuvendi ka shënuar një fitore
Shqipëri

Çështja Xhaçka/ Felaj: ‘Venecia’ konfirmoi qëndrimin e PS, Kuvendi ka shënuar një fitore

December 10, 2024

AA

Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u shpreh për ‘ Real Story’ se vendimi i Komisionit të Venecias konfirmoi qëndrimin e PS.
Sipas saj, ky opinion i sotëm ka bërë që Kuvendi të shënoj një fitore. Gjithashtu ajo parashtroi dy mënyra sesi mund të vihej në lëvizje kjo çështje.

“Ne në fakt me këtë opinion kemi ardhur në fund të një diskutimi sepse bëhen gati 2 vjet që Kuvendi ka qenë i përfshirë në diskutime lidhur me deputeten Xhaçka. Filloi si një diskutim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve të Kuvendit. Mbasi që dolën dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese në janar të vitit të kaluar, u vë ne lëvizje këshilli i legjislacionit që ka përfaqësim ndërpartiak dhe ky këshill duhet të shikoj përmbajtjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë këto diskutime që bën të mundur marrjen e opinionit të një eksperti kushtetues si profesor Krenar Loloci që u përgjigj pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës.

Së pari mua ky opinion profesionalisht më ka dhënë kënaqësi sepse nëse i kthehemi diskutimeve sigurisht që kemi ruajtur ato qëndrime që i shoh të konfirmuar nga Komisioni I Venecias. Nëse flas si një deputete, si e zgjedhur e Kuvendit dhe mendoj që është gjëja më e mirë, Kuvendi ka shënuar një fitore dhe nuk ka asgjë për tu çuditur sepse kemi një sistem parlamentar, debatet e ndihmojnë të konsolidohet, por dhe Kuvendi ka fituar që të mos i cënohen asnjë nga targerat që janë të definuar në kushtetutë. Si mund të vihej në lëvizje kjo cështje? Ka dy mënyra.
Mënyra e parë është Kuvendi që ja nis Gjykatës Kushtetuese në bazë të mocionit ose 1/10 të deputetëve. Mënyra tjetër lidhet me nje nen tjetër që lidhet me rrethin e subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Një nga subjektet që për rastet e papajtueshmërisë së deputetëve e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është 1/5 e deputetëve. Kush janë këto subjekte? Gjenden dhe 1/5 e deputetëve mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmëritë e deputetëve duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për rastet kur mendohet që deputeti po fiton pasuri nga të ardhura nga shteti. Komisioni i Venecias ka thënë që Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje. Kanë qenë këto dy momnete që na vunë përpara pamundësisë për të kuptuar se cfarë do të thoshte Gjykata Kushtetuese.” /a.m.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

November 15, 2026
Kosovë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër

November 15, 2026
Kosovë

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5178
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15494
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili

Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë

Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

Shkruan: Naser PAJAZITI E mbani mend “Revolucionin Laraman” të vitit 2016 në Maqedoninë e Veriut. Ishte një model revolte dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.