Fejohet Selena Gomez
Selena Gomez (32-vjeçe) dhe Benny Blanco (36-vjeç) u fejuan pas pak më shumë se një viti lidhje.
Lajmin e lumtur e ka ndarë aktorja në profilin e saj në Instagram.
“Përgjithmonë fillon tani”, ka shkruar ajo krahas një sërë fotografish.
Foto: Screenshot/Instagram
Në njërën prej tyre, ajo ka treguar nga afër një unazë ari me një diamant të bardhë në dorë.
Postimi i saj u pëlqye 4.6 milionë herë në vetëm një orë. Një numër i madh i të famshmëve e uruan gjithashtu me komente të ndryshme.
Kujtojmë se lidhja e Selenas dhe Bennyt u bë e ditur në dhjetor të vitit të kaluar.

Foto: Screenshot/Instagram
Më pas aktorja tregoi se ata ishin bashkë prej gjashtë muajsh dhe në rrjetet sociale theksoi se Benny ishte më i mirë se kushdo me të cilin kishte qenë më parë.
Thashethemet për fejesë nisën që në gusht të këtij viti. Selena më pas pozoi para pasqyrës, por mbuloi gishtin e majtë të unazës me dy ‘emoji’ zemre.
Jo shumë kohë pas kësaj, ajo erdhi në ‘Emmy Awards’ me një unazë në dorë, duke ndezur sërish thashethemet për fejesë.
Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë zhvilluar një
Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së
Stojano Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme
BDI: E përshëndesim gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së që, në rast