Hari Kejn barazon rekordin e Levandovskit në Bundesligë
Kapiteni i Anglisë, Hari Kejn arriti golin e tij të 22-të të sezonit (shënoi ndaj Hofenhajmit 3-0) dhe barazoi rekordin e Levandovskit për në shumë gola të Bundesligës në gjysmë të sezonit, një rekord që ylli polak kishte vendosur në sezonin 2020-21.
Kur sulmuesi polak vendosi rekordin për më shumë gola në gjysmën e parë të sezonit, ai vazhdoi të thyente rekordin prej 40 golave të Gerd Muller me më shumë gola të shënuar në një sezon të Bundesligës. Kejn aktualisht është në rrugën e duhur për të barazuar rekordin e legjendës polake nga 41 gola apo edhe ta thyej gjithë rekordin e madh të kampionatit gjerman.
Me sytë e tij plotësisht të vendosur drejt rekordit për më shumë gola të shënuar në Bundesligë në një sezon, Kejn do të duhet të shënojë të paktën 19 gola në 16 ndeshjet e mbetura për të barazuar rekordin. Gjysma e dytë e sezonit do të fillojë për anglezin, kur Bajern Munihu pret Verder Bremenin më 21 janar.