Miley Cyrus blen fustanin ikonik të ‘Grammy 2024’ nga Arkivi i Bob Mackie
Miley Cyrus ka shtuar një tjetër pjesë të veçantë në koleksionin e saj të kostumeve të skenës.
Këngëtarja 32-vjeçare bleu një fustan argjendi me rruaza, të dizajnuar nga Bob Mackie, në një ankand të organizuar nga Julien’s Auctions.
Ky fustan, pjesë e koleksionit FW2002 To Broadway With Love, u bë i njohur pasi Miley e veshi gjatë performancës së saj në ‘Grammy 2024’, kur ajo këndoi hitin “Flowers”,shkruan DailyMail.
Miley e ka cilësuar këtë fustan si diçka më shumë se një thjesht performancë, duke e quajtur një festë të lidhjes mes muzikës, artit dhe magjepsjes.
Ajo theksoi se ky moment kishte një rëndësi të veçantë në jetën e saj dhe falënderoi Bob Mackie për mbështetje dhe për ndihmën në sigurimin e fustanit.
Fustani u shfaq në koleksionin ‘Hollywood Legends: Bob Mackie’ dhe është një nga krijimet më të njohura të dizajnerit legjendar.
Pjesë të të ardhurave nga shitja do të shkojnë për MusicCares, një organizatë që mbështet artistët në nevojë.
Cyrus, që fitoi Grammy-n e saj të parë për ‘Record of the Year’, ka treguar gjithashtu për takimin e saj me Mackie në Palm Springs, ku ai e udhëhoqi në krijimin e fustanit dhe vendosjen e detajeve për performancën e saj.
E konfirmon UEFA, Serbia pa tifozë në Tiranë
UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Serbia
Si duket tani ylli i filmit “Home Alone
Alex Pruitt është protagonisti kryesor i filmit “Home Alone 3”. Një fëmijë i shkathët nga natyra, Alex është në gjendje
I pari akt i vërtetë i Mosbindjes Civile
Nga Ben Andoni Prej kohësh, lideri historik i Partisë Demokratike ka shpallur idenë e Mosbindjes Civile, si një nga udhët