Mareska nuk mendon se Çellsi është gati për garën e titullit në Premier Ligë
Çellsei ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentfordit me rezultat të ngushtë 2-1. “The Blues” morën tre pikë të mëdha falë golave nga Mark Kukurelja dhe Nikolas Xhekson dhe tani janë vetëm dy pikë mbrapa liderit Liverpullit në tabelë.
Gjithsesi trajneri i Çellsit, Enzo Mareska vazhdon të insistojë se skuadra e tij nuk është për titull të kampionit, madje duke dhënë edhe arsyen se rivalët e tyre nuk pranojnë gola të tillë.
“Pavarësisht se sa ndeshje fitojmë, mendoj se nuk jemi gati të garojmë për titullin. Një nga arsyet është sepse mendoj se skuadrat dinë të konkurrojnë për tituj. Ata nuk do të pranojnë gola si ne. Ajo ishte një rivënie për ne. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se ne jemi gati për të garuar për tituj. Nuk mund të pranojmë se si bëmë dhe të hapim lojën dhe t’u japim atyre një shans,” tha Enzo Mareska.
“Sigurisht, goli që pranuam, është diçka që duhet ta menaxhojmë më mirë dhe gjithashtu, në fund të lojës, ai ka përfunduar, ne mund ta menaxhojmë atë moment në një mënyrë tjetër. Ju mund të flisni për titullin dhe tifozët mund të ëndërrojnë për titullin, absolutisht. Nëse më pyesni, unë do t’ju them se çfarë mendoj. Për mua, ne nuk jemi gati, por jemi të lumtur që tifozët mund të ëndërrojnë”, deklaroi trajneri italian.