Shtohen telashet për Fonseka-n, lëndohet edhe një futbollist dhe mungon ndaj Veronës
Milani humbet një tjetër lojtar në mesfushë për shkak dëmtimi. Pas Joviçit, Pulishiçit, Loftus-Çik dhe Musah, u ndal edhe Noah Okafor. Zvicerani nuk u aktivizua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës, për shkak të një dhimbjeje të bezdisshme në pjesën e poshtme të shpinës. Ndërkohë që, ai hyri në fushë në fundin e ndeshjes ndaj Xhenoa-s.
Por kur skuadra u rikthye për stërvitjen në Milanello ai u detyrua të ngrejë sërish “flamurin e bardhë”. Sipas klubit, Okafor pësoi një dëmtim muskulor, konkretisht në pulpë, i njëjti problem si Pulishiç.
Okafor është aktivizua në total në 16 ndeshje këtë sezon me fanellën kuqezi, por vetëm në 5 raste ka qenë titullar (ka realizuar një gol ndaj Torino dhe ka luajtur në 11 ndeshje në kampionat).