“Gjigantët” sauditë vihen pas Kristiano Ronaldo
Sipas raportimeve të fundit të mediave saudite, kampioët e “Saudi Pro League”, Al-Hilal po mendon serziosht trasnferimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo, nga rivalët e Al-Nassr, duke e parë “luzitanin” si zëvendësuesin e brazilianit Nejmar.
“Ylli” brazilian iu bashkua Al Hilal në gusht 2023, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet, duke përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar që e ka mbajtur jashtë fushës për një vit dhe pas rikthimit të tij të fundit, ai pësoi një tjetër dëmtim, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në klub.
Ndërkaq, kujtojmë se Ronaldo, tashmë në moshën 39-vjeçare ka regjistruar, teksa synon të arrijë në 1000 gola gjithsej në karrierë dhe te skuadra tjetër saudite, ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të shënuar edhe 92 golat e mbetur.