Mirlind Daku shton vlerën, tani kushton 7 mln euro
Për Mirlind Dakun erdhi moment për një rritje të vlerës së kartonit, dhe nga ana profesionale sulmuesi I kombëtares shqiptare vlen tani 7 milionë euro. Këtë përcakton agjencia kryesore në botë për statistika të tilla, “transfermarkt”. Vlera e mëparshme e Dakut ishte 6 milionë euro.
Gjithsesi, klubi I tij në Rusi, Rubini, kërkon 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e tij, diçka që e ka pohuar edhe vetë futbollisti, por edhe mediat ruse. Në çfarë do lloj rasti, rritja për lojtarin 26-vjeçar është meteorike.
Nuk duhet të harrojmë, se Rubin pagoi vetëm 1.2 milionë euro për të kur e mori nga klubi kroat, Osijek, në korrik të vitit të kaluar, ndërsa për të është paguar gjithmonë 50 për qind më shumë sesa vlera teorike e kartonit.
Janari I 2025-ës pritet të jetë përcaktues për karrierën e Dakut, pasi siç thotë babai I tij, Feimi, synimi është ose rinovimi me kushte më të mira financiare tek Rubini, ose transferimi diku tjetër./abcnews.al