Luka Modriç bëhet lojtari me më shumë trofe te Real Madridi
Mesfushori kroat Luka Modriç vazhdon të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Real Madridit. Mesfushori kroat fitoi trofeun e tij të 28-të si lojtar i Real Madridit pas fitores 3-0 ndaj Paçuka-s në finalen e Kupës Ndërkontinentale FIFA.
Ai tani është lojtari më i trofeshëm i “Los Blankos” i të gjitha kohërave, pasi ka fituar më shumë trofe se çdo lojtar tjetër. Mesfushori kroat ka një trofe më shumë se Dani Karvahall , i cili nuk mundi të luante në Kupën Ndërkontinentale për shkak të një dëmtimi.
Ai gjithashtu ka kaluar me lehtësi lojtarët si Naço Fernandez, Marselo dhe Karim Benzema për sa i përket trofeve të fituara. Modriç ka fituar gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës që kur mbërriti te Real Madridi.