Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Parlament, diskutoi mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për këtë çështje si një element kyç në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të individëve.
Manja bëri të ditur se sanksionet për shkeljen e këtij ligji mund të arrijnë deri në 10 milionë euro duke theksuar se ky projektligj është një nga kërkesat më të rëndësishme të Bashkimit Europian, i përfshirë edhe në progresraportet e fundit. Ai u shpreh se ky ligj ka për qëllim përmirësimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale, duke i afruar ato me standardet që gëzojnë qytetarët e BE-së.
“Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit Europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut. Dua që të kërkoj votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptarë duke përforcuar standartet sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e Komisionit Europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro”, tha ministri Manja.
The post Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro first appeared on JavaNews.al.