“Diddy ka humbur shumë peshë, duket larg nga jeta luksoze”, mësohet gjendja e reperit brenda burgjeve të New York-ut
Sean “Diddy” Combs thuhet se ka humbur peshë të madhe tre muaj në burg pas akuzave për trafikim seksual dhe për shantazh.
Reperi 55-vjeçar, është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit metropolitane në New York në pritje të gjykimit, shkruan DailyMail.
Sipas një gazetareje që ndoqi procedurën të mërkurën, Diddy dukej në mënyrë tronditëse i brishtë [në peshë] gjatë seancës së fundit në çështjen e tij gjyqësore.
Elizabeth Millner, gazetare në Law and Crime, u citua nga Page Six duke thënë pas seancës.
“Ai dukej jashtëzakonisht i brishtë, [i hollë] gjë që mund të prisni (nga ai) brenda një qendre paraburgimi federale për disa muaj tani”.
“Shumë ndryshe nga stili i jetesës luksoze që ai jetonte më parë, ai dukej i dobët dhe ndoshta pasi paraburgimi i ka ndikuar në paraqitjen e tij”, shtoi Millner.
Gazetarja theksoi gjithashtu se paraqitja e tij ishte dukshëm ndryshe nga ajo se siç dukej herën e fundit, disa ditë përpara se të arrestohej më 16 shtator të këtij viti.
Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”
Nën moton “Libri, urë mes dijes dhe kulturës”, Shtëpia Botuese Logos-A po merr pjesë në edicionin e shtatë të Panairit
Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, me të
Kryeministri i gatshëm për zgjedhje nëse i kërkon
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.