Tre ndeshjet e radhës vendosin fatin e trajnerit të Milanit
Presioni rritet mbi trajnerin e Milanit, Fonseka. “Gazzetta dello Sport” raporton se rezultatet e tri ndeshjeve të ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e portugezit në “San Siro”. Milan viziton Veronën në ndeshjen hapëse të javës së 17-të të Serie A këtë mbrëmje: një ndeshje vendimtare për “Rossonerët” dhe trajnerin e tyre, Fonseka.
Sipas “Gazzetta dello Sporrt”, e ardhmja e trajnerit në “San Siro” do të varet nga rezultatet e tri ndeshjeve të ardhshme konkurruese. Pas sfidës ndaj Veronës, Milan do të luajë në shtëpi kundër Romës më 29 dhjetor. Më pas, në ndeshjen e parë të vitit 2025, Milani do të përballet me Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës në Riyadh më 3 janar.
Fonseka nuk pritet të shkarkohet nëse Milan dështon të mposhtë Veronën këtë mbrëmje, por klubi raportohet se do të vlerësojë rezultatet në tri ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë, të premten, “Corriere dello Sport” shkroi në faqen e parë se Fonseck ishte “në një udhëkryq” dhe se ndeshja ndaj Veronës mund të ishte “vendimtare” për të ardhmen e tij. Milani ndodhet 14 pikë poshtë kryesuesve të Serie A, Atalanta-s, me një ndeshje më pak dhe tetë pikë larg vendit të katërt të Fiorentinës.
Është e qartë se drejtuesit e Milanit presin rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
Sipas disa burimeve, përfshirë “Gazzetta dello Sport”, Fonseka pritet ta lërë përsëri jashtë formacionit Teo Hernandez për ndeshjen e dytë radhazi ndaj Veronës, duke e nisur Alex Himenez si mbrojtës të majtë.