Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë
Shqipëri

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë

December 21, 2024

AA

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana zyrtare.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën ‘X’ shprehet se ka mbetur i shokuar prej këtij sulmi që ka marrë jetë të pafajshme.

“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve”, shkruan Rama.

Më tej, shefi i qeverisë shprehet se “Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani reagoi përmes një postimi në platformën ‘X’, duke shprehur gushëllime për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë atij që duhet të jetë një sezon i gëzueshëm. Zemrat tona qëndrojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Hasani.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake Ministria e Jashtme konfirmon se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm terrorist që i ka marrë jetën dy personave dhe ka lënë 80 të tjerë të plagosur.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
Kosovë

Më në fund mblidhet Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda

November 11, 2026
Kosovë

Bie çmimi i naftës në Kosovë

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15454
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë

Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë

Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit,

Një përplasje mes dy deputeteve të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Vjosa Osmani ka nxitur reagime të ashpëra ndaj njëra tjetrës,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.