
Sonte nis “Big Brother VIP 4” – Albania
Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.
Pas një pune kolosale, shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita. Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.
Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.
Me teknologji moderne, mbi 100 kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë do të jeni syri i publikut, që do të ndjekë 24 në 24 jetën e banorëve nëpërmjet dy kanaleve BBV 1 dhe BBV 2 në platformën Digitalb.
Big Brother nuk është thjesht një reality show, por është shndërruar në fenomenin televiziv që mban mbërthyer publikun shqiptar, duke e përfshirë në diskutime e debate sociale.
Spektaklin premierë me performanca ekskluzive dhe shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Cilët janë 21 pikat e marvshjes që Donald
Uashington, 29 shtator 2025 – Presidenti amerikan Donald J. Trump, së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, prezantoi në Shtëpinë
Hapet shtabi rinor i koalicionit AKI në Tetovë
Sot në Tetovë u hap shtabi rinor i koalicionit AKI, ku morën pjesë figura të ndryshme të këtij koalicioni, mes
Kurti: Takim pozitiv me Jim McGovern në SHBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim “të ngrohtë dhe pozitiv në Capitol Hill” me kongresistin amerikan Jim McGovern.