Përkeqësohet gjendja psikologjike e Parashqevi Simakut
Gjendja psikologjike e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku është përkeqësuar.
Sipas Nertila Haxhia, aktiviste për të drejtat e njeriut, publikimi i shpeshtë i detajeve mbi gjendjen e Simakut ka shkaktuar këtë.
“Mënyra se si është paraqitur është kontroverse. Publikimi i çdo momenti të saj ka qenë i panevojshëm. Duhej menaxhuar me më shumë kujdes dhe respekt ndaj saj. Ajo po dhunohet sërish, kësaj here jo nga individë, por nga masa”, u shpreh Nertila në emisionin “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, psikologia Atifete Syla, e cilësoi rastin si një reflektim të një shoqërie sipërfaqësore që kërkon vëmendje.
Kemi nevojë për vëmendje dhe kjo është arsyeja pse u bë kaq mediatike. Nevoja për të qenë në qendër dhe për të marrë merita ka shfrytëzuar rastin e saj për të bërë bujë. Për një nënë, më e rëndësishmja do të duhej të ishte takimi me djalin e saj, dhe kaq”, tha Syla.
“Ndërkaq Ari Avdyli moderator i Radio Klan Kosova FM, theksoi se çdo person që ka jetuar në sistemin e Enver Hoxhës sipas tij bartë trauma të thella.
“Ato ngjarje na tregojnë sa e vështirë ka qenë të jetohet në atë sistem. Parashqevi Simaku nuk është një rast i izoluar, por një pasqyrë e vuajtjeve të një brezi të tërë”, u shpreh Avdyli.
Kuvendi do të zgjedhë prokurorin e ri shtetëror
Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 94-t në të cilën në rend dite është propozimi që Nenad Saveski të
LSDM: Në vend të uljes prej 2.5 denarësh,
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur përsëri, duke shkaktuar reagime nga LSDM. Sipas tyre, edhe pse Hristijan Mickoski kishte
Mot me vranësira dhe më freskët, në vendet
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më freskët. Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje