
Mbape: Do të ishte kënaqësi të luaja me Kristiano Ronaldon
Kilian Mbape ka emëruar bashkëlojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, por aty nuk kishte hapësirë për ndonjërin nga kolegët e tij tek Real Madridi. 26-vjeçari bëri kalimin nga PSZH-ja në Madrid pasi kontrata e tij me gjigantin francez skadoi në fund të sezonit 2023/2024.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 pati një fillim të luhatshëm të karrierës me ‘Los Blancos’, teksa nëse marrim parasysh statistikat ai ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje zyrtare.
Ani pse Mbape është ndoshta lojtari më i famshëm në ekipin e Karlo Ançelottit, ai është i shoqëruar nga mesfushori legjendar Luka Modriç, ylli anglez Xhud Belingam dhe Vinicius Jr. Por pavarësisht aftësive të tyre të jashtëzakonshme në fushë, arritjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme që Mbappe t’i përfshijë në listën e bashkëlojtarëve më të mirë.
Mbappe pranoi se ai do të donte të ndante dhomën e zhveshjes me ish-legjendën e Real Madridit dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Kristiano Ronaldo.
“Unë kam luajtur me lojtarë të mëdhenj: Lionel Mesi, Nejmar, Grizmann, Pogba, Benzema. Do të ishte kënaqësi të luaja me Kristiano Ronaldon, do të jetë tepër e vështirë tani, por unë isha me fat që kam luajtur ndaj tij, një legjendë e sportit”, ”, ka thënë Mbape për “beIN Sports”.