Shakira zbulon se cili këngëtar e ndihmoi gjatë ndarjes me Piquen: Ai më shkruante çdo ditë, për të parë nëse po bëja më mirë
Në një nga intervistat e fundit, Shakira zbuloi se cili këngëtar e ndihmoi gjatë ndarjes me Gerard Pique.
Ylli kolumbian i tregoi Rolling Stone se ishte frontmeni i Coldplay, Chris Martin. Ata u afruan ndërkohë që ajo po kalonte një ndarje të vështirë.
“Ai ishte pranë meje kur u ndava dhe kur isha thyer. Çdo ditë më kontrollonte se si isha, më dërgonte fjalë mbështetjeje”, tha ajo.
Foto: Shakira/Instagram
Ata janë miq prej kohësh dhe këngëtarja 47-vjeçare kishte vetëm fjalë lëvduese.
“Unë e shoh atë si një person që e sheh jetën nga një prizëm tjetër, i cili është i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë dhe është shumë empatik”, shtoi ajo.
Miqësia e Chris dhe Shakira daton që nga sezoni i gjashtë i “The Voice”, dhe këngëtari i Coldplay ishte një mentor i ftuar.

Foto: Shakira/Instagram
Meqë ra fjala, Shakira u nda me Pique në vitin 2022, me të cilin ka djemtë Milanin (11) dhe Sasha (9). Në të njëjtin vit, qarkulluan thashetheme se ylli i futbollit po e tradhtonte me partneren e tij aktuale, Clara Chia Marti.
Chris Martin e di se si është të kalosh një të ashtuquajtur ndarje publike, pasi u divorcua nga Gwyneth Paltrow në vitin 2014 pas 11 vitesh martesë. Ai ka dy fëmijë me Gwyneth, Apple (20) dhe Moses (18).
Ohër, testohen kamerat e “Safe City”
Në pritje të pjesës më intensive të sezonit turistik veror, sistemi “Qytet i Sigurt” në rajonin e Ohrit po hyn
Shkolla e rihapur e policisë do të pranojë
Nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm në çdo shkollë të mesme katërvjeçare në vend do
Përdhunoi të miturën ndërsa shoku i tij incizoi
Një burrë nga Shkupi përdhunoi një të mitur dhe e filmoi aktin, pastaj u përpoq ta përsëriste, njofton Ministria e