Drenusha e Xheneta në panik për Gjestin: Do të na “hajë” të gjithëve, mbaje mend
Dramat dhe tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të marrin vëmendjen e publikut.
Së fundmi, Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur shqetësime të mëdha për strategjinë e lojës së një prej banorëve, duke krijuar një atmosferë paniku mes tyre.
Gjatë një bisede të sinqertë mes dy banoreve, Drenusha shprehu frikën për mënyrën se si njëri prej lojtarëve po i eliminon të tjerët nga gara. “E qiti Anisën, e qiti Lelën, ky ka me na hongër krejtëve,” tha ajo, duke aluduar për strategjinë agresive të banorit në fjalë.
Xheneta, e cila ndante të njëjtin mendim, pranoi se shqetësimi për këtë situatë e kishte mbajtur zgjuar gjatë natës. “Edhe unë të njëjtin gjë po e mendoj, kurrë gjumi mbrëmë s’më ka zënë,” u shpreh ajo.
Këto deklarata tregojnë një klimë të pasigurisë brenda shtëpisë, ndërsa banorët përpiqen të mbijetojnë në këtë garë të ashpër ku çdo veprim mund të jetë vendimtar. Strategjitë e forta dhe taktikat e sofistikuara duket se po nxisin tensione mes lojtarëve, duke e bërë lojën gjithnjë e më interesante për shikuesit.
Nëse ky banor do të vazhdojë të dominojë lojën apo do të përballet me kundërpërgjigje nga të tjerët, mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme të spektaklit.
Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha sot se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me veprimet e tyre të
Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare
> Kreu i LVV’së, Albin Kurti, në prill të këtij viti, në mungesë të votave për presidentin, kishte bërë oferta
Haxhiu fton PDK-në të vijë në sallë
Tashmë ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të nis në ora 14:00. Në fjalën