Lajmërohet Oriola Marashi tregon periudhën e vështirë me ankthin
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori të ndjeshme nga jeta personale, duke folur për periudhën e vështirë kur vuante nga ankthi dhe presioni i perfeksionit të imponuar nga rrjetet sociale.
Në një përgjigje për fansat, ajo tregoi se gjatë kohës kur karriera e saj po përparonte me ritme të shpejta, filloi të ndjente pasiguri dhe presion të madh për t’u dukur perfekte. “Ishte emocionuese në fillim, por më pas u bë tepër e rëndë,” tha modelja, duke shtuar se vëmendja publike dhe fotografimet e fshehta në qendrat tregtare apo restorante i krijuan një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi.
Ajo tha se e krahasonin mes asaj që dukej në Instagram dhe realitetit, gjë që ndikoi në vetëbesimin e saj.“Fillova të pyesja nëse isha mjaftueshëm e bukur apo e vlefshme,” rrëfeu Oriola, duke theksuar se ky presion i imponuar nga standardet e rrjeteve sociale është i rrezikshëm dhe shpesh larg nga realiteti.
Gjorgjievski: Zjarri në Kisella Vodë është lokalizuar, një
Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në një objekt në zonën e njohur si “Rampa”, në komunën Kisella Vodë
Me brohorima të fuqishme nis marshi protestues për
Me brohorima të fuqishme “UÇK, UÇK”, ka nisur marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për
Mucunski në Katar, nënshkruhen marrëveshje për heqjen e
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë njoftojnë se ministri Timço Mucunski gjatë vizitës dyditore në Katar, zhvilloi takime