Dhunoi dhe kërcënoi me vdekje babanë, pranga 29-vjeçarit në Shkodër
29-vjeçari me iniciale R.L. është vënë në pranga pasi dhunoi dhe dëmtoi me mjet prerës babanë e tij 61-vjeçar dhe e kërcënonte për ta vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.
Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç.
Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babanë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.