Loredana për ndarjen nga Mozzik: Kaluese është, e kam kaluar pa alkool e drogë
Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer ndarjes me Mozzikun.
Në një intervistë me Burim Pacollin, ajo ka rrëfyer për periudhën e ndarjes dhe rreth asaj se si e përjetoi.
Këngëtarja me origjinë nga Ferizaj theksoi se është kaluese dhe se e ka kaluar pa alkool e drogë.
Foto: Screenshot/TikTok
“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”.


Mozzik dhe Loredana
29-vjeçarja ndër tjerash shtoi: “Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza”.
Loredana tani po shijon një lidhje të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, me të cilin u fejua në tetor.
18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
Agim Ismaili, i burgosuri në rastin “Alfa”, kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke pretenduar se provat dhe dëshmitë e reja mund
Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip:
Mevlan Ademi, një nga iniciatorët e kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ndaj deklaratës
Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush
Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhjen e 64-t të Këshillit